Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një deklaratë në lidhje me Ballkanin e Hapur në Bruksel.
Rama ka thënë se qëndrimi për Kosovën nuk e ndan me presidentin e Serbisë, Vuçiq.
“Aleksandari e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Por kjo nuk na ndanë. Sikur ta luftonim njëri-tjetrin si do të vazhdonte kjo”, tha Rama.
“Nuk duhet të jetë problem i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të kishte qenë problem i presidentit të Serbisë për të pranuar. Ndihem i privilegjuar të punoj me këtë mekanizëm”, deklaroi Edi Rama.