​AAK vendos pankartat “Evropë ku janë vizat”, reagon Konjufca

Aktuale

​AAK vendos pankartat “Evropë ku janë vizat”, reagon Konjufca

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 16:26
Besnik Tahiri

Në vazhdimin e seancës parlamentare ku po shqyrtohet projektligji për Trustin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vendosur në foltoren e Kuvendit pankarta me mbishkrime “Evropë ku janë Vizat” dhe “Evropë deri kur ma”.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca: Besnik duhet të merr leje për këto aktivitete subversive që po i bën

“Besnik, duhet të marrësh leje për këto aktivitete subversive që po i bën”, tha Konjufca.

Fillimisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ngritur në këmbë për një minutë heshtjeje në nderim të veprës së producentes Vjosa Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat