Presidentja Vjosa Osmani në margjina të samitit në Bruksel është takuar Kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin.
Osmani me Martin kanë diskutuar për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Në bashkëbisedim me Kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, diskutova për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Në veçanti, kërkova përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen.
Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut.