Sot në Kuvendin e Kosovës, 44 deputetë votuan pro dhe 57 ishin kundër projektligjit për Trustin, teksa një deputet abstenoi e që ai ishte deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli.
Për këtë ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka thënë se nuk ka qenë befasi vota e Humollit, pasi siç u shpreh e kanë ditur deklarimin e votës.
Sipas tij, brenda Grupit Parlamentar ai ka deklaruar se do të abstenoj.
“Nuk ka qenë e re për shkak se brenda grupit parlamentar ka deklaruar se vota e tij do të jetë abstenim, përndryshe ai edhe sot pati një fjalim dhe tregoi që është kundër kësaj, mirëpo është çështje e tij pse ka vendosur që të abstenoj në këtë rast, përndryshe nuk ka qenë befasi për ne sepse e kemi ditur deklarimin e votës së tij para seancës së sotme”, tha Haliti.