Lideri i AAk-së, Ramush Haradinaj ka shkruar pasi në Samitin që u mbajt në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm.