Vlora Çitaku: Gazi lotsjellës e molotovët na e humbën liberalizimin e vizave

Aktuale

Vlora Çitaku: Gazi lotsjellës e molotovët na e humbën liberalizimin e vizave

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:29
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ajo, humbjen e trenit për liberalizim të vizave më 2016-tën me gazlotsjellës e molotov.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se planifikohej bashkë me Ukrainën e Gjeorgjinë t’i liberalizoheshin vizat edhe Kosovës atëbotë.

Tutje, numri dy i PDK-së ka thënë se shpreson që krerët institucionalë të kenë marrë mësim të mos kenë, siç thotë ajo, retorika boshte e populiste. E njëjta tha se me këtë nuk e arsyeton qasjen e BE-së karshi Kosovës.

“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat