Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur, se javën e ardhshme do të dalin me një vendim qeveritar për çështjen e targave në dialog.
Sipas tij, pala serbe në takimin e fundit ku ishte diskutuar për çështjen e targave ishte treguar jokonstruktive.
Sipas tij, kjo i ka dhënë hapësirë Qeverisë së Kosovës, ta paraqes planin e saj për një marrëveshje të re për çështjen e targave.
“Javën e ardhshme, del plani jonë për targa, në kuadër të planit tonë që del në javën tjetër, trajtohet edhe çështja e tabelave KM, po me pritë që ne me një ndërprerës elektrik e trajtojmë një problem që ka ekzistu që 20 vite, mendoj që është pritje përtej aktivistit, nuk është mirë të fshehen prapa aktivistëve, lërani neve brengat për aktivistat”, ka thënë Bislimi.