Isa Mustafa ka fajësuar Vjosa Osmanin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj Isa Mustafës, për të cilin ka thënë se ai nominoi Vjosa Omsanin për kryeminsitre më 2019, derisa pyet, pse e bëri një gjë të tillë pasi Vjosa Osmani e paska bllokuar liberalizimin e vizave më 2015/2016.
“Qysh me e nominu për kryeministre personin që e paska blloku liberalizimin? Qysh, Isë?”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Isa Mustafa po e fajëson Vjosa Osmanin se e paska blloku liberalizimin e vizave më 2015 e 2016. Pra, akuzat po i bën po ky Isë, i cili po këtë Vjosë në vitin 2019 e nominoi si kandidate të LDK'së për kryeministre dhe ajo kërkoi vota në emër të partisë që udhëhiqej po nga ky Isë. Qysh me e nominu për kryeministre personin që e paska blloku liberalizimin? Qysh, Isë?