Vela: Presidenti francez u shpreh i interesuar të shohë progres për vizat

Aktuale

Vela: Presidenti francez u shpreh i interesuar të shohë progres për vizat

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:23
Blerim Vela

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka dhënë detaje nga takimi që presidentja Vjosa Osmani pati me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ai tha se në këtë takim janë adresuar tri çështje, ku e para ishte liberalizimi i vizave, e dyta e që sipas Velës i ka interesuar edhe presidentit francez kanë qenë reformat dhe lufta ndaj krimit e korrupsionit, si dhe e treta dialogu Kosovë – Serbi.

Vela tha se për liberalizimin e vizave, presidenti Macron është shprehur i interesuar që të sheh progres.

“Siç e dini Kosova ka një qasje shumë konstruktive në dialog dhe ajo që kemi vërejtur nga prilli i vitit të kaluar është që Serbia tenton të Është lajm i mirë arritja e marrëveshjes dhe ne jemi të interesuar që ato të zbatohen. Në këtë rast kjo për energji, por edhe për personat e zhdukur me dhunë që Serbia po heziton ta nënshkruaj. Jemi duke punuar ngushtë me ndërmjetësuesit evropianë që kjo të mbyllet sa më parë”, është shprehur Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat