Ka vazhduar përplasja në distancë në mes të ish kryetarit të LDK-së, Isa Mutafa dhe ish deputetit të LDK-së, tash deputet Listës Guxo, Haxhi Avdyli.
Përderisa Isa Mustafa e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar si njërën nga bllokuesit e liberalizimit të vizave për Kosovën, Haxhi Avdyli e ka quajtur Mustafën shkatërrues të LDK-së dhe fajtor se pse Kosova renditet si njëra nga vendet më të korruptuara.
E ndaj deklaratës së Avdylit, Mustafa ka përdorur një term të pa përshtatshëm për ish deputetin e tij.
“Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi Mustafa.
E deputeti nga Guxo, Haxhi Avdyli i është përgjigjur menjëherë ish shefit të tij, Isa Mustafës.
“Isa më paska quajtur jashtëqitje. Unë debatin politik e mospajtimet do i mbaj në nivelin e debatit politik e asnjeherë sdo lëshohem në fyerje të ulëta personale. Vetëm shprehi keqardhje për fjalorin e tij. Poashtu ndjehem mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në penzion e harresë historike”, ka shkruar Haxhi Avdyli, përcjellë “Bota sot”.