Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen në Pejë

Aktuale

Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen në Pejë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 23:46
Ilustrim

Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër.

Drejtori i kësaj shkolle, Naim Hysaj, i tha Klan Kosovës, përmes telefonit, se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kanë qenë në shkollë.

Ndërkohë, drejtori i Arsimit në Pejës, Islam Gega, i tha Klanit, përmes telefonit, se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat