Avdiaj: Nëse nuk i zgjidhim problemet e brendshme, mund të shndërrohemi në një Rumani apo Bullgari të së ardhmes

Aktuale

Avdiaj: Nëse nuk i zgjidhim problemet e brendshme, mund të shndërrohemi në një Rumani apo Bullgari të së ardhmes

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 00:49
Besnik Avdiaj

Ekonomisti Besnik Avdiaj ka thënë se Kosova nuk duhet ta shoh si qëllim integrimin në Bashkimin Evropian, pasi sipas tij integrimi është vetëm proces.

Avdiaj thotë se Kosova së pari duhet të punojë me institucionet e saj, me të gjithë faktorët e brendshëm dhe në veçanti me bizneset.

“Për të arritur këtu nuk duhet të shohim si qëllim integrimin. Integrimi është proces, është rrugëtim. Nëse ne nuk punojmë në këtë rrugëtim me vetën tonë, me institucionet tona, me të gjithë faktorët e brendshëm në veçanti me bizneset vendore, do të jetë shumë problem i madh edhe nesër pasnesër jepet liberalizimi i vizave ose nëse vendos politikisht BE-ja për të na përshirë për shkak të situatës politike që po krijohet në Evropë, vendos me një mbështetje morale që ne të jemi pjesë e kësaj strukture”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, nëse Kosova nuk i zgjidh problemet do të shndërrohet në një Rumani apo Bullgari të së ardhmes.

“Nëse ne problemet tona nuk do t’i zgjidhim gjatë këtij rrugëtimi do të shndërrohemi ndoshta në një Rumani ose bullgari të së ardhmes”, tha Avdiaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat