Deputeti i LVV-së, Enver Haliti beson se liberalizimi i vizave për Kosovën deri në fund të vitit do të përmbyllet me sukses.
Haliti ka thënë se janë dhënë fjale dhe premtime pozitive nga shtetet që kanë qenë skeptike deri më tani për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Janë dhënë fjalë dhe premtime pozitive nga shtetet që kanë qenë skeptike deri më tani për liberalizimin e vizave dhe për neve janë sinjale pozitive se ky proces deri në fund të vitit kam besim se paku unë personalisht që do të përmbyllet me sukses”, tha ai.
Haliti ka thënë se kjo opozitë në mungesë të ideve dhe kauzave të shëndosha po tenton që të keqpërdor gjendjen e rëndë ekonomike.
“Sot ka përfunduar një sagë e nisur nga PDK-ja dhe e mbështetur nga partitë tjera për shkak se në mungesë të ideve për të bërë opozitarizëm dhe në mungesë kauzave të shëndosha që të bëjnë opozitën në Kuvendin e Kosovës, tentojnë që të keqpërdorin këtë gjendje të rëndë ekonomike që mbretrëon jo vetëm në Kosovë por në gjithë Evropën dhe në botë”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se Qeveria është përgjigjur shumë shpejt me masa të ndryshme, teksa thotë se 100 euroshi është vetëm njëra nga ndihmat që ka dhënë Qeveria.
“Po tentohet që të manipulohet opinioni për shkak se Qeveria iu ka përgjigj shumë shpejt me masa të ndryshme, nuk është vetëm 100 euroshi, është vetëm njëra nga ndihmat që ka dhënë. Janë shtesat për fëmijë, lehonat”, tha Haliti.