Analisti i cili vepron në Amerikë, prof. dr. Binak Maxharraj e ka komentuar slloganin e AAK-së, gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ku kërkuan viza nga Evropa.
“Evropë ku janë vizat”, ishte ky sllogan që AAK-ja e shfaqi në Kuvend.
Për këtë, Maxharraj thotë se, AAK ka harruar që e dhanë Çakorrin për viza.
Postimi i plotë:
Në seancën e Parlamentit AAK-ja sa për me e la gojën paska thënë:
"EVROPË KU JANË VIZAT"
Këta të AAK-së sikur kanë harruar se e dhanë Çakorrin për viza.
Kurse vizat askund!
Vizat do të kthehen së bashku kur të kthehet edhe Çakorri.
Kësaj pune populli i thotë: "Prit magar sa të del bar".
E, ajo se çka falet, çka humbet nuk kthehet më kurrë.
Kjo do të thotë se AAK-ja kthimin e Çakorrit mund të sheh vetëm në ënderr.
E sa për vizat le të kërkoj rrugë tjera.