Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë ka komentuar propozimet e fundit, qe kanë vërshuar në opinionin publik, se gjojase zgjidhja e udhëtimit pa viza të kosovarëve drejt BE-së është paisja e kosovarëve me pasaporta të Shqipërisë.
Minxhozi ka thënë se një gjë të tillë e sheh të pamundur, por se Shqipëria duhet ta kryejë detyrën e vet, duke i bërë presion tek organet vendimmarrëse në Evropë.
“Jemi të gjithë shqiptarë. E shoh të pamundur.
Kosovës i takon shtetësia e vet. Duhet patjetër këmbëngulja e Shqipërisë që të shikojë mundësinë të bëjë presion te organet vendimmarrëse që qytetarët e Kosovës të mos jenë delja e zezë e Evropës, por të pajisen me pasaportën evropiane dhe të shkojnë drejt objektivave që i kanë vënë vetes”, është shprehur Minxhozi