Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot i është bashkangjitur marshit në kryeqytet, si shenjë revolte për mosliberalizimin e vizave.
Ajo ka shkruar se kjo revoltë është ndaj Bashkimit Evropian.
“Sot ju bashkangjita marshit të një grupi aktivistësh në kryeqytet, në shenjë revolte ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizim të vizave. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës.
Qytetarët tanë meritojnë lëvizje të lirë në vendet evropiane dhe kjo duhet të ndodh sa më parë”, shkruan ajo