Maloku: Kosova mos ta zbehë vullnetin në rrugëtimin për liberalizim të vizave, është nevojë e qytetarëve

Aktuale

Maloku: Kosova mos ta zbehë vullnetin në rrugëtimin për liberalizim të vizave, është nevojë e qytetarëve

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 09:47
Albinot Maloku

Politologu, Albinot Maloku ka thënë se Kosova nuk duhet të zbeh vullnetin e vet në rrugëtimin për liberalizim të vizave.

Maloku ka deklaruar se Kosova nuk duhet të zmbrapset nga synimi për liberalizim të vizave, pasi siç thotë ai është nevojë e qytetarëve të saj.

Sipas tij, fajet për mosliberalizim të vizave janë të dyanshme edhe të Kosovës dhe të BE-së.

“Kosova nuk duhet të zbehë vullnetin e vet në këtë rrugëtim për arsye se është nevojë e qytetarëve të saj. Në këtë rrafsh, kjo nuk duhet të zmbrapset nga ky synim. Në këtë rrafsh fajet janë të dyanshme. Në qoftëse ngelemi pjesë e fajeve të së kaluarës, unë besoj se do të kemi shumë probleme edhe në të ardhmen dhe BE-ja me ne do të ketë probleme. Probleme në kuptimin e mbajtjes së peshës së të kaluarës që kemi krijuar ne, apo të afateve të plotësimeve të kushteve”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat