Lorik Lipoveci, Këshilltari i Ministrit Xhelal Sveçla, ka sqaruar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për lehtësim të kufirit.
Në profilin e tij në “FacebooK”, ai ka shkruar se kalim të lehtësuar të kufirit do të ketë deri me datën 30 shtator pa ndërprerje.
“Media të nderuara, para se të shkruani një lajm të tillë, ju lutem të merrni informacion të saktë.
Marrëveshja është kështu, kalim të lehtësuar të kufirit do të ketë: 1. Nga data 1 Qershor deri me datën 30 Shtator pa ndërprerje; 2. Gjatë fundjavave gjatë tërë muajve tjerë; 3. Gjatë festave zyrtare të dy vendeve; 4. Kurdo që paraqitet e nevojshme gjatë ditëve tjera gjatë tërë vitit”, ka shkruar ai