Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve të mbrëmshme ndaj mjekut kujdestar, specialist i kardiologjisë, B.G. i cili kërcënua në detyrë, gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore për pacientë.
ShSKUK thotë se aktet e tilla të kërcënimit ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë, në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.
“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.
ShSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.