Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, po raportohet se i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.
Media ka provuar ta konfirmoj lajmin nga vet Mirsat Shkreta, por ai nuk ka kthyer përgjigje.
Për më tepër, këtë shumë të parave deputeti i Vetëvendosjes nuk e pati të deklaruar në AKK.
Rasti i cilësuar si “vjedhje” është raportuar dy ditë më herët, por nuk është zbuluar se çfarë i është vjedhur.