Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka nisur shkrimin e tij duke thënë “mirëmbrëma propaganda e LVV-së”, pasi u zbulua se hajnat ia vodhën 50 mijë euro dhe ari në vlerë 10 mijë euro, Mirsad Shkretës së pushtetit.
Për më tepër, deputeti i LVV-së i ka thënë policisë se shuma e parave ka ardhur si pasojë e kursimeve të atij dhe baxhanakut të tij.
Lidhur me këtë çështje, Mustafa ka ironizuar duke pyetur pushtetin se “baxhaneqt qysh i keni?”.
“Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet” a? A? A tash ndoshta e keni ndrru’ trakën që keni hypë n’karriga t’lëkurës t’xhipave? A?”, shkroi ai në Facebook.
Mbi vjedhjen që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet.