Mbrëmë u raportua se mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.
I njëjti kishte deklaruar në Polici se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij, por edhe të baxhanakut të tij.
Për këtë çështje, ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo në Facebook tha se dikur LVV-së iu gjenin gurë e molotovë, kurse sot po iu ‘vjedhen’ mbi 50 mije euro të padeklaruara.
“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët?”, shkroi ajo në Facebook.