Për nder të 27 vjetorit të themelimi, gazetën kombëtare “Bota sot”, e ka uruar edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi.
Ai ka thënë se “Bota sot”, ka denoncuar tjetër krimin e organizuar dhe mafien në Kosovë e në Shqipëri, duke u sulmuar nga të gjitha anët me të gjitha mjetet.
Sipas Bytyçit, edhe pse e sulmuan me bomba dhe ia vranë gazetarët, gazeta “Bota sot” qëndroi e e pakompromis dhe nuk pranoi të bëhej peng i politikës ditore dhe politikave anti-shqiptare.
Urimi i tij i plotë:
Sot është 27 vjetori i gazetës "Bota sot"! Këto 27 vite shqiptarët e qytetarë të tjerë europianë kanë parë te kjo gazetë përkushtimin e saj për lirinë, demokracinë, pavarësinë e shtetin e Kosovës dhe harmoninë e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Është një gazetë kombëtare dhe unike në sipërmarrjen e kohezionin e saj! Mund të konsiderohet si gazeta dhe dritarja më e rëndësishme e informacionit në periudhën e viteve të trishta të luftës në Kosovë!
Është një gazetë që ka denoncuar si një tjetër krimin e organizuar dhe mafien në Kosovë e në Shqipëri! Është gazeta e së vërtetave të mëdha! Ndaj dhe është gazeta e kontestuar dhe e sulmuar nga të gjitha anët e me të gjitha mjetet!
Ia vranë gazetarët e ia linçuan drejtuesit e saj, ia mbyllën zyrat dhe botimin, i persekutuan gazetarët, redaksinë dhe botuesin e saj në kuptimin e presioni dhe ndalimit të reklamave dhe donacioneve! Por edhe e sulmuan me bomba! Madje bashkëpunëtorët shqipfolës të Serbisë e akuzuan edhe si "gazetë serbe"! Megjithatë "Bota sot” qëndroi e paepur, e pakompromis dhe nuk pranoi të bëhej peng i politikës ditore, aq më pak e politikave anti-shqiptare!
Enveristët e stalinistët e Kosovës, si dhe titistët jo të paktë, e sulmojnë atë për shkak të pozicionit në orientimin e saj kombëtar. Megjithatë për 27 vjet gazeta "Bota sot" nuk e ndryshoi as ritmin, as orientimin, as politikën e saj botuese. Por pavarësisht kësaj ajo mundi t'i qëndrojë besnik të vërtetave të mëdha e të pakontestueshme dhe lexuesit të saj!
Ndaj dhe kush mendon e beson te media e lirë, duhet ta ketë si model gazetën "Bota sot"! Uroj edhe 1027 vite të tjera!