Opinionisti Luz Tomaj, pyetur se përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, se pse Sllovakia nuk e njeh ende Kosovën.
Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, Tomaj ka pyetur Lajçakun, nëse edhe ai personalisht është kundër pavarësisë së Kosovës.
Ai ka kritikuar edhe shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrellin, se pse shteti i tij, Spanja, nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Reagimi i Tomajt:
Zoti Lajçak, pse Sllovakia nuk e pranon shtetin e Kosovës?
Sllovakia është një nga pak shtetet e Evropës, të cilat nuk e pranuan dhe akoma nuk e pranojnë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Shtrohet pyetja pse?
Një gjë është e njohur. Edhe serbët, edhe sllovakët, i përkasin popullit të njohur si sllavët e jugut. Me fjalë tjera, e kanë të njëjtën prejardhje. Gjatë historisë ka ndodhë i vetmi ndryshim – ai religjioz. Në fakt, në shekullin e XI, - diku në vitin 1052, serbët shkuan gjurmëve të Rusisë dhe, u konvertuan në ortodoksizëm.
Përveç Sllovakisë, Kosovën nuk e njeh as Spanja e Borellit. Kur bëhet fjalë për Spanjën, mendoj se arsyeja qëndron në faktin se, regjioni i Katalonisë, vite me radhë, kërkon shkëputjen nga Spanja dhe pavarësinë.
Zoti Lajçak, vite me radhë ishe në postet kyçe të Sllovakisë, ishe në poste të OKB-së dhe, tani në ato të BE-së. Me fjalë tjera, në qarqet politike të Sllovakisë, pozitat tua kanë pasur dhe kanë influencë.
Ti, më mirë se çdo kush tjetër, e din arsyen se pse Sllovakia, akoma, nuk e njeh shtetin e Kosovës. A thua edhe ju, personalisht, jeni kundër pavarësisë së Kosovës?!
E shtroi këtë pyetje, përveç tjerash, edhe për shkak se ju, veproni në cilësi të ndërmjetësuesit në dialog në mes Serbisë – ekzekutore e krimeve gjenocidiale në Kosovë. A mendoni fare në këtë aspekt?!