Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se sot do të vizitoj ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli në Hagë.
Arifi thotë se është i shqetësuar me procesin e gjykimit të tyre të cilën e ka quajtur të padrejtë.
“Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë. Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë”, ka shkruar Arifi.