Mosliberalizimi, Kurti përmend sërish të kaluarën e Kosovës si imazh jo i mirë nga raportet për korrupsionin dhe krimin

Aktuale

Mosliberalizimi, Kurti përmend sërish të kaluarën e Kosovës si imazh jo i mirë nga raportet për korrupsionin dhe krimin

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për vendimin e sërishëm të Parlamentit Europian, për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai u shpreh në syri.tv se për këtë shkak mund të jetë përsëri imazhi i kaluar i Kosovës, nga raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, që sipas të cilit, tashmë me qeverisjen e tij janë përmirësuar shumë, përcjell klankosova.tv.

”Pra, nuk ka arsye. Kur s’ka arsye, nuk ka as shpjegim. Më shumë bëhet fjalë për një imazh të kaluar të Kosovës që nuk ka qenë i mirë me raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, e tash jemi përmirësuar shumë”.

”Por, ka elemente irracionale të shteteve të veçanta në BE, që tremben për bindjen time, pa arsye”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat