Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën në intervistën në Çim Peka Live se investon në atë që kanë të përbashkët Berlini dhe Washingtoni.
Kjo ishte përgjigja e tij kur u pyet se kë do ta zgjedhte në mes Washingtonit apo Berlinit.
“Edhe Gabriel Escobar ka thënë se Ballkani i Hapur duhet të përbëhet nga gjashtë shtete”, ka thënë Kurti.
Ai është shprehur i vetëdijshëm për divergjencat gjeopolitike që kanë SHBA-ja me Gjermaninë.
Kurti e ka vlerësuar rolin e të dy shteteve; SHBA-ve dhe Gjermanisë.