Gazetari Xhevdet Pozhari, është shprehur i lumtur, pasi sipas tij, Kosova ka një kryeministër, që ia zbardh fytyrën vendit.
Megjithatë, Pozhari ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, duhet të reformatohet, përcjell Bota sot.
“Edhe sot po më mban lumturia që kemi një Kryeministër i cili ta zbardh fytyrën.
Kuptohet, për me qenë të sinqertë deri në fund, i duhet reformatim i Qeverisë. Disa ministra duhet me ecë në shtëpi”, ka shkruar ai, në një postim në Facebook.
Reagimi i Pozharit vjen pas intervistës së mbrëmshme të kryeministrit Kurti te Çim Peka, ku ndër të tjerash, ai është zotuar se nuk do të japë tokë Kosove./BS