Dardan Krivaqa dyshohet se e ka dhunuar Marigona Osmanin, i ndihmuar nga shoku i tij

Aktuale

Dardan Krivaqa dyshohet se e ka dhunuar Marigona Osmanin, i ndihmuar nga shoku i tij

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:27
Viktima Mariona Osmani, Dardan Krivaça

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për Dardan Krivaçën ekziston dyshimi i bazuar se ai po ashtu edhe e kishte dhunuar tashmë të ndjerën Marigona Osmani, ndërsa Arbër Sejdiu me dashje i ka ndihmuar atij në kryerjen e kësaj vepre penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat