Baton Haxhiu edhe njëherë ka treguar servilitetin e tij ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Së fundi, në një intervistë të tij, Haxhiu ka deklaruar se garancia që Serbia nuk e sulmon Kosovën është Edi Rama dhe jo trupat e NATO-s në Kosovë.
Kjo deklaratë e Haxhiut ka nxitur reagimin e Gazmend Islamit, kryetar i Ballit Demokrat në Kosovë.
“Paramendoni në debatin televiziv tek Blendi Fevziu, njeriu që ka dredhin e dhelprës dhe poshtërsinë e ujkut Baton Haxhiu paska deklaruar” Edi Rama është garanci që Serbia nuk e sulmon Kosovën, se ky NATO-n nuk e sheh partner tonin, po Edin- Vuqiqin! Eh mos ja psh…. logjikën e pisit dhe serbofilit! Më falni për shprehjen!”, ka shkruar Gazmend Islami, përcjellë “Bota sot”.