Ish-këshilltari Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas lajmit se vizita e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti në Amerikë, i kushtoi Kosovës 37 mijë euro.
Gashi ka thënë se nuk po përmendet fakti që Kurti është kryeministri i parë në Kosovë, që nuk merr mëditje për udhëtimet jashtë vendit.
“Kurrkund në këtë artikull nuk përmendet fakti që kryeministri Kurti nuk ka marrë fare mëditje për qëndrimin e tij në Amerikë, e as fakti që Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm në Kosovë që nuk merr mëditje për udhëtimet jashtë shtetit.
Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit!”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.
Opozita e kishte kritikuar kryeministrin Kurti për vizitën 3 javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ai nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë./BS