Njëri deputet e tjetri nënkryetar komune, sa marrin pensione invalidore Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku

Aktuale

Njëri deputet e tjetri nënkryetar komune, sa marrin pensione invalidore Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 10:53
Ramush Haradinaj/ Sami Lushtaku

Ramush Haradinaj përveҫ se është kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ai mbanë edhe pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, ai vazhdimisht tenton të ‘rrëmbejë’ edhe pozitën e të parit të shtetit, si President vendi. Të paktën këto kanë qenë kushtet e tij sa herë janë tentuar koalicionet partiake.

Ramush Haradinaj edhepse tenton të jetë në krye të shtetit ai ka deklaruar se merr edhe pension invalidor, gjë e cila nuk ia ndalon pretendimet më të larta. Ai ka deklaruar se merr një pension invalidor në vlerën 225 euro, apo 2700 euro në vit.

Poashtu edhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku që për vite e udhëhoqi këtë komunë, është në kategorinë e personave që marrin pensionin invalidor.

Lushtaku ka deklaruar se merr një pension invalidor në vlerën 300 euro, apo 3,600 euro në vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat