Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas lajmit se avioni që ishte nisur sot nga Prishtina për në Haxh, ka pësuar defekt teknik.
Ai ka kritikuar myftiun Naim Tërnava, i cili ditë më parë ka arsyetuar çmimin e lartë për haxh.
“Kish pas dal Naim Tërnava dhe e arsyetojke çmimin e lartë për haxh. Thoshte se na jemi kujdesur që besimtarët të kenë kushtet ma të mira.
Aeroplani i kontraktuar me defekte teknike, i la besimtarët pa i çu në haxh.
Harami plas dikund. Besimtarët edhe mund t'i mashtroni, Zotin jo!”, ka shkruar Pozhari, në një postim në Facebook.
Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar sot se aeroplani me të cilin janë nisur grupi i dytë i besimtarëve për pelegrinazh në Mekë kanë mbetur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, si shkak i një defekti teknik i mjetit transportues.
BIK-u ka kërkuar falje për vonesat e shkaktuara./Botasot