Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se 42.728 qytetarë janë larguar nga Kosova në vitin 2021.
Këtë shifër e ka quajtur alarmuese për të gjithë vendimmarrësit, gazetari i Deutche Welles Bahri Cani, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se nëse vazhdohet kështu, pas disa vitesh zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës do të mbahen në mërgatë.
“Po të mos ishte e rëndë, do të thosha me gjysmëhumor: Nëse vazhdohet me këtë tempo, edhe disa vite dhe zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës do të mbahen në mërgatë...
Ky duhet të jetë alarm për të gjithë vendimmarrësit!”, ka shkruar Cani në një postim në Facebook.
ASK ka njoftuar se shumica e njerëzve u larguan nga Kosova në mënyrë legale.
“Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legalë. Shkaqet e emigrimit legalë ishin: bashkimi familjar, martesat, gjetja e një vendi pune, shpërngulja e përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj.”, thuhet në njoftim./BS