Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova dhe NATO, janë natyrshëm të bashkuara.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global.
“Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid – shpresë për botën e lirë dhe demokratike Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s. Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj.
Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj – NATO-së. Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale”, ka shkruar Mehaj.