Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me anëtarësimin e Finlandes dhe Suedisë në NATO.
"NATO është më e fortë me Finlandën dhe Suedinë si anëtare të reja", shkroi Hoti duke vazhduard se "presim me padurim ditën kur Kosova të bëhet anëtare e Aleancës më të fuqishme në botë, e cila mbron vlerat dhe rendin demokratik."
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:
NATO është më e fortë me Finlandën dhe Suedinë si anëtare të reja.
Presim me padurim ditën kur Kosova të bëhet anëtare e Aleancës më të fuqishme në botë, e cila mbron vlerat dhe rendin demokratik.