Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka treguar vendimet e Qeverisë Kurti të mërkurën.
Mes tjerash, ai ka treguar edhe çfarë ka ndodhur në Kosovë, për shkak të qeverisë ku ai bën pjesë.
Në shkrimin e tij në Facebook, janë përmendur dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me reciprocitetin me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat.
Po ashtu, është përmendur aksioni i Policisë së Kosovës, ku janë prangosur 11 persona për dallaveret me subvencione.
Positmi:
Lajmet sot:
Arrestohen 11 të dyshuar në gjashtë komuna për shkak të manipulimeve me subvencione në sektorin e bujqësisë! Kish të arrestuar edhe nga shehri jonë!
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë për vitin 2022.
Nga data 1 gusht, qytetarëve me dokumentacion të Serbisë u jipet një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit, njejtë siç vepron Serbia me qytetarët me dokumentacion të RKS.
Gjithashtu vazhdohet reciprociteti i ngjitësve të targave të automjeteve deri në tetor 2022.
Kanë filluar diskutimet me opozitën për vetingun në drejtësi.