Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Madrid.
Ai me këtë rast kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe në NATO.
“Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe💪Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën👍 pic.twitter.com/HzRYyxVjCd
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2022