Publicistja Kimete Bersiha ka komentuar disa nga zhvillimet politike e shoqërore të ditëve të fundit.
Ajo ka folur për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me rastin e zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti. Kurti ka thënë se Ukshin Hoti është zhdukur maksimalisht.
Po ashtu, është ndalur tek deklarata e kryeministrit Kurti, i cili ka deklaruar se “mund të ta fali tokën time - por jo tokën tënde”
“ - Pra, Albin Kurti nëse dëshiron, mund ta fal tokën e Kosovës, por fati ynë që ky nuk po ka dëshirë ta falë..
Edi Rama: Shqiptarët kanë ardhur pas majmunëve (që do të thotë se kanë qenë majmunë - janë bërë shqiptarë (Pra, Shqiptarët janë ish - majmunë).
Kurse grekët kanë ardhur në Greqi para majmunëve, që do të thotë: kanë qenë grek e janë bërë majmunë...)”, shkruan Berisha mes tjerash në shkrimin e saj ironizues.
Postimi i plotë:
Thënie shqiptare mbi jetën:
Albin Kurti:
Ukshin Hoti ështê zhdukur maksimalisht. Të tjerët janë zhdukur më pak:
dikush i ka zhdukur veç kujtimet, dikush është i zhdukur veç simbolikisht, krejt varet nga lloji i zhdukjes -
ama, hakikat është zhdukur vetëm Ukshini.
'Prandaj, po e ritheksoj: e bëj minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit'.
- Se realiteti është bashkëpunues: pret me padurim ta pranojë Albin Kurti...
realiteti është në gjendje të ndryshojë veç a e pranon Albini.
Grida Duma: Të jesh pronare e ngjyrave - i bën hije realitetit të jetës.
Por, hijes tënde kush i bën hije! Ngjyra a ka hije?
A thua, - kush i bën hijes - hije!
Albin Kurti: 'Vdiq poeti i gjallë shqiptar'.
- Pak pa vdekur - i doli shpirti.
Aleanca kosovare e bizneseve:
Është antikushtetuese të ulet çmimi i naftës, që do të thotë se është kushtetuese të ngritet çmimi i naftës:
Kimete Berisha: Që një burrë nga Kosova po ankohet në çmimin e akulloreve në Ulqin - e kuptoj,
por nuk e kuptoj pse burri han akullore publikisht.
Akullorja hahet tinëz, kur s'je fëmijë.
Burri duhet të ankohet kur shtrenjtohen alltitë, kllik-kllak-at, sixhimi, topi, kur shtrenjtohet dashuria dhe dimrit - drunjtë,
e jo kështu mendjen veç me lëpi diçka...
Albin Kurti: Edi Rama nuk është kundër meje.
Por në Kosovë, të gjithë janë bërë bashkë kundër Vetëvendosjes.
Dhe Unë Albini, mund të ta fali tokën time - por jo tokën tënde.
- Pra, Albin Kurti nëse dëshiron, mund ta fal tokën e Kosovës, por fati ynë që ky nuk po ka dëshirë ta falë..
Edi Rama: Shqiptarët kanë ardhur pas majmunëve (që do të thotë se kanë qenë majmunë - janë bërë shqiptarë (Pra, Shqiptarët janë ish - majmunë).
Kurse grekët kanë ardhur në Greqi para majmunëve, që do të thotë: kanë qenë grek e janë bërë majmunë...).
Kimete Berisha: Në ditën që e tejlkaluam krizën e kastravecave, po hymë në krizën e picave...
Fatos Lubonja: Kurti u dorëzua para Ramës.
- Ky kujton se nëse do njeriu nuk dorëzohet.
Nuk u dorëzua Kurti, por u mund nga Rama.
Kupto: ti ish - majmun.
Vidovdani: Emri i tij le të përmendet çdo të dytën ditë - përveç në Vidovdan (as në xhurxhevdan mos ma përmendni emrin e tij - aman).
Kimete Berisha: saliberishaforever është pasword-i me të cilin gjithmonë kyçem në ëi-fi-in e qendrës tregtare në Tiranë.
Haxh: Një natë në hotelin me pamje kah varri kushton 10,000 euro.
Më i thellë duhet të jetë varri se deti.
Pse po e mbani fshehtë!
Tregoni drejt.
Analiza e intervistës: Te Çim Pema, Albin Kurti i kish lyer flokët me peshkve.
Muzikë: 'Sivjet jam dashuru në një malazeze....'
Vitin e ardhshëm...qysh e ka shkru' Zoti.
- Dashuria po vdes e re, u bë si korrje-fshirjet....
Dashuron, lulëzon, venitesh dhe mbaron në të njëjtën stinë.
Sikur një vajzë shqiptare ta kishte kënduar tekstin 'sivjet jam dashuru në një malazez', e dini çfarë do të ndodhte... më zi se demarkacioni...
P.S. 28 qershor 2022
'Në pyestë nëna për mua
I thoni që u martua'.