Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me vendimin e NATO-s për t’i ftuar Finlandën e Suedinë në aleancë.
Ajo, këtë vendim e ka quajtur vendim historik.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka shkruar se Kosova gjithashtu synon t’i bashkohet familjes transatlantike “për të përmbushur ambicien e popullit për t’i mbrojtur liritë dhe vlerat e fituara me mund”.
“Përgjigjja e sotme e NATO-s ishte përgjigje e qartë e unitetit transatlantik ndaj kërcënimeve të Rusisë. Rikonfirmimi i Aleancës për forcimin e arkitekturës evropiane të sigurisë e mbrojtjes, si dhe përkushtimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, është vendimtar për të ardhmen tonë kolektive paqësore dhe prosperuese”, ka shkruar Osmani.