Analisti, Blerim Latifi ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kohëve të fundit po e kryen edhe funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.
Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Rama po e kryen edhe këtë funksion shtesë.
“Si i thonë fjalës t’rrimë shtrembër e t’flasim drejt, Edi Rama kohëve të fundit është duke e kry edhe një funksion shtesë: atë të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet se Rama, gjatë javës së kaluar u shpreh i zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk miratoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell Demokracia.com.
Ndërkaq, sot gjatë qëndrimit në Samitin e NATO-s, Rama kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.
Ai po ashtu ka kërkuar nga vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën, që ta bëjnë atë sa më shpejt.