Faton Klinaku kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Aktuale

Faton Klinaku kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Nga: N. Sh. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:13
Faton Klinaku

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë.

Ai thotë se po detyrohet ta përsëris qëndrimin e tij në lidhje me ligjin e pagave që nuk janë të përfëshirë veteranët.

Reagimi:

Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera.

Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnesti ndaj kryeministrit.

Poashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet:

"Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë". E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat