Qeveria e Kosova ka njoftuar për masën e reciprocitetit ndaj shtetit serb.
Depiteti i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se nga tash maltretim do të ketë edhe pala serbe jo vetëm ajo e Kosovës.
“Reciprocitet në çnjohje, çnjohja do të vazhdon nëse nuk ka reflektim”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që u nënshkrua me 26 dhjetor të vitit 2011, kinse për ‘lirinë e lëvizjes’, u bë maltretim dhe vështirësi vetëm për palën tonë (shqiptarët e Kosovës). Nga sot e tutje, këtë maltretim do ta ndjejnë edhe pala serbe. Reciprocitet në çnjohje, çnjohja do të vazhdon nëse nuk ka reflektim.