Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka akuzuar Qeverinë për politika të gabuara fiskale ndaj produkteve esenciale.
Në debatin parlamentar për ngritjen e çmimeve, Tahiri kërkoi lirim nga akciza të derivateve të naftës.
Për këtë ai tha se po e jep një shembull konkret.
“Kjo nuk ka ndodh më parë. Është e tmerrshme. Qytetarët e Kaçanikut, Hanit të Elezit e Ferizajt shkojnë për t’u furnizuar me naftë në Maqedoni, për shkak se e kanë ulë akcizën atje”, tha Tahiri.