Liberalizimi i vizave është një nga temat më të përfolura kohëve të fundit.
Mos liberalizimi i tyre po arrinë të shqetësoj përveç liderëve të vendit edhe qytetarët.
Së fundmi një fije shprese që mund të kemi dritën jeshile nga BE ishte në Samitin e Brukselit.
Mirëpo që nuk ndodhi asgjë përveç zhgënjimit të përsëritshëm.
Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
Ai u shpreh se shpresa që në Samitin e fundit të BE-se mund të ndodhë liberalizimi i vizave ka qenë një eufori që nuk ka pasur shansë të ndodhë.
Faji është i yni dhe vetëm i yni për të gjitha gjatë histories, shton tutje Makolli.
“Pritja nga samiti i fundit i BE-s për liberalizim të vizave, për neve që i kemi përcjell rrethanat dhe ngjarjet që kanë ndodhur në vendin tonë në vitet e fundit, ka qenë një eufori që nuk ka pas shansë për t'u realizuar.
Historikisht, ne për të gjitha ato që na kanë ndodhur, fajin u'a kemi lënë të tjerëve, e sidomos "Evropës", bile është edhe një këngë që unë e quaj "idiote", në vargjet e së cilës fajësohet Evropa dhe fyhet me epitete pezhorative. Faji është i yni dhe vetëm i yni për të gjitha gjatë historisë, duke përfshirë edhe rastin e fundit për mos liberalizim të vizave”, thotë ai.
Sekretari ndër të tjera thekson që mosliberalizimi I vizave vjen si rezultat i ngjarjeve dhe skenave që kanë paraqitur një imazh të keq të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Ne mund t'i bëjmë qef veti e t'i harrojmë të gjitha skenat e padëshiruar me gaz lotësjellës në Kuvend, e me patriotizem folklorik për demarkacionit, të "ndihmuar" edhe nga lahuta e Çunit, por, Evropa nuk i harron dhe nuk duhet të harrohen, duhet të na shërbejnë si leksion për mos me ndodh diçka e ngjajshme në të ardhmen.
Evropa është demokracia me e avancuar dhe me kulturë të nivelit më të lartë në botë, andaj Kosova duhet të sillet pandan këtyre premisave”, përmbylli Makolli për “Bota sot”.