Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku iu është drejtuar shefes së grupit parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lila duke i thënë se më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote.
Abdixhiku: Mimozë unë e di që më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote
“Mimozë unë e di që më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote, edhe siç e di që këto fjalë lavdëruese që tu kanë bërë si shefi i kam dëgjuar edhe për Hashimin edhe për Bexhetin asgjë nuk janë të reja por t]ë lutem mbaje nivelin e diskutimit korrekt pavarësisht se ku shërben e çka shërben qëndrimet mbesin më gjatë edhe kur ke qenë në këtë grupin tonë parlamentar në LDK kemi besuar në ekonomi të tregut, kemi besuar në tatime që lehtësojnë jetën e qytetarëve që po i shtrojmë e dhe tani në Kuvend”, u shpreh Abdixhiku.
E shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Abdixhiku qenka sot në seanca për të imituar kryeministrin Albin Kurti, por ishte i pasuksesshëm.
Kusari-Lila: Tentuat pasuksesshëm ta imitosh Kurtin
“Shefi më tha i grupit parlamentar po i dukem burrë nejse, zotëri Abdixhiku ju jeni një seancë vonë sepse seanca për Trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë 23 qershor jo më 30 qershor asnjëherë tjetër nuk e kemi kërkuar prezencën tënde,….por sot e kuptuam se pse vini ju në seancë për të dëgjuar dhe për ta imituar kryeministrin e Kosovës sepse atë tentuat ta bësh pasuksesshëm në fillim të fjalimit tuaj”, u shpreh Kusari-Lila.