Për rreth një orë në Teatrin Kombëtar, të enjten pasdite qëndroi arkivoli i regjisores dhe producentës Vjosa Berisha.
Ajo vdiq pas një beteje me sëmundjen e kancerit në një spital në Londër.
Qytetarë, miq e dashamirë, kanë bërë homazhe në nderim të saj.
Homzahe pranë arkivolit të Berishës, kanë bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryetarë partie e shumë deputetë të partive politike.