Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka kritikuar ashpër VV-në duke thënë se, ata janë anti-UÇK.
“Këta gjakprishur janë kundër veteranëve, kundër UÇK-së dhe kundër kauzës tonë kombëtare për të cilën janë sakrifikuar këta veteranë, shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi në Facebook:
Lëvizja Vetëvendosje ka vulosur faktin se janë anti-UÇK.
Të qenurit anti UÇK është ADN e kësaj partie, ishin anti UÇK në opozitë e janë anti UÇK edhe tani në pushtet. Asgjë befasi, në grupin e saj paralamentar ka mjaftueshëm agjent të UDB-së serbe. Këtë veç e shpërfaqën edhe më shumë sot, me reagimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Këta gjakprishur janë kundër veteranëve, kundër UÇK-së dhe kundër kauzës tonë kombëtare për të cilën janë sakrifikuar këta veteranë, shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Kot qirreni hijena. Kosova është SHTET, i lirë dhe i pavarur. Historia është shkruar dhe nuk mund ta ndryshoni. Më vjen keq për fëmijët tuaj, të cilët kur të rriten, do të duhet të distancohen nga veprimet e qëndrimet tuaja anti UÇK.