Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka dënuar deklaratat kundër UÇK-së të ministrit të Financave, Hekuran Murati, të cilat i kishte bërë para se të bëhej ministër.
Deputeti i AAK-së ka thënë se shumica e ministrave të Kurtit kanë retorikë kundër UÇK-së.
“Nuk është i vetmi Hekurani që bën gafe dhe ka urrejtje ndaj UÇK-së. Pothuajse retoriken e njëjtë kundër UÇK-së dhe kategorive të lirisë e kanë shumica e ministrave të Kurtit.
Për këtë qasje, përgjegjës është kryeministri Kurti. Dorëheqja se pari do duhej të vinte nga ai, e më vete t’i merr edhe ministrat e tij një nga një”, ka thënë ai.