Politologu, Albinot Maloku ka folur për reciprocitetin në letërnjoftime me Serbinë, ku tha se kjo ngjarje e prodhuar në këtë momentum do t’i shtyjë dhe ndryshojë disa agjenda të procesit të dialogut.
Maloku ka thënë se ka pritur nga Qeveria e Kosovës e cila kishte premtuar se do të bëhet rishikimi i të gjitha marrëveshjeve me Serbinë por sipas tij, nuk ka pasur rishikim të marrëveshjeve të mëparshme.
“Momentumi e rëndësishme po, Kosova dhe Serbia të kenë një raport reciprok të respektueshëm, por konsideroj për arsyen e marrëveshjes finale dhe për arsyen e insistimit të dialogut, konsideroj që kjo ngjarje e prodhuar në këtë momentum do t’i shtyjë dhe ndryshojë disa agjenda të procesit të dialogut gjatë të cilit kam pritur shumë nga Qeveria e Kosovës se është premtuar të bëhet rishikimi i të gjitha marrëveshjeve në kuptimin e gjetjes së ma të mirës prej tyre dhe nuk ka pasur rishikim të marrëveshjeve të mëparshme”, tha ai.
Sipas tij, reciprociteti në letërnjoftime me Serbinë është lajmi i mirë për Kosovën, por jo ngjarje që shtynë atë çfarë Kosova e ka prioritet.
“Konsiderojë që është një lajm super i mirë për qytetarët e për Kosovën mirëpo jo ngjarje që shtynë atë çfarë Kosova kishte me pas ose e ka si prioritet. Ardhjen te një marrëveshje përfundimtare konkretisht marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që është quajtur gjithëpërfshirëse. Gjithsesi do të ndryshoj agjendën e lojcakut për faktin që ai nuk do të merret me orientimin e fazave por me sanimin e ‘krizave’”, ka deklaruar Maloku.